HomeLajmi i Fundit

“Burri i drejtoreshës shtyp me makinë dy persona! Mbyll çështjen me kërcënime e para”

Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme për burrin e drejtoreshës së spitalit të Elbasanit, i cili thuhet se ka shtypur për vdekje me makinë, një vit më parë dy persona.

Duke iu referuar qytetarit dixhital, ish-kryeministri deklaron se aksidenti ndodhi në aksin Korçë –Pogradec dhe bashkëjetuesi i drejtoreshës ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas tij, drejtoresha njihet në qytetin e Elbasanit për marrje rryshfeti në këmbim te vendeve të punës në spital dhe të njëjtën gjë po bën edhe për të shpëtuar pa u lagur bashkëjetuesi i saj.

“Burri i drejtoreshës ishte i dehur kur bëri copash dy njerëz të pafajshëm, me kërcënime e para tek familjarët e tjerë dhe me miq politikanë, drejtoresha arriti ta mbyllë këtë çështje pa asnjë ditë burg”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e publikuar nga Berisha.