Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Burri nuk pyet për Urdhrin e Mbrojtjes, rreh gruan në banesë

Arrestohet nje 41 vjecar ne Librazhd pasi ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj gruas ne banese, per te cilen gjykata kishte leshuar edhe Urdhrin e Mbrojtjes. 

Policia ben me dije se  ka arrestuar shtetasin A.R., 41 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

“Ai në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke shkelur edhe Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• A.R., 41 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke shkelur edhe Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

Related posts

Martesa me një mashkull të pashëm do t’jetë gabimi më i madh

Mila

Trendi numër një për këtë sezon: Si t’i kombinojm çizmet e gjata mbi gjunjë

Mila

A është i interesuar për ty?!Është koha ta zbuloni!

alba
Na Kontaktoni!