HomePolitikë

Bushati flet pas dorëheqjes së Haradinaj

Ish-ministri Jashtëm, Ditmir Bsuhati, ka vlerësuar aktin e Ramush Haradinaj, i cili u dorëhoq sot nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Në facebook, Bsuhati e ka konsideruar veprimin e tij si “forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para”.

Më tej Bushati shkruan se Kosova ka nevojë për unitete, sipas tij, për të tejkaluar sfidat e brendshme.

Postimi i plotë:

Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për tu ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para. Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt. Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes. Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje.


TË NGJASHME