HomePolitikë

Bushati në Greqi, nënshkruan me Kotzias marrëveshjen për njohjen e patentave

Ditën e sotme, në Athinë do të firmoset marrëveshja për njohjen e patentave të Shqipërisë, dhe lejimin e qarkullimit me lejen e drejtimit shqiptare në shtetin fqinj. Kjo marrëveshje do të firmoset mes, ministrit të jashtëm të vendit tonë, Ditmir Bushatit dhe atij grek, Nikos Kotzias.

Kjo marrëveshje është tepër e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Greqi, pasi shqiptarëve nuk iu lejohet të përdorin patentat shqiptare, për të qarkulluar në shtetin helen.

Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë, e për rrjedhojë edhe kjo çështje mbyllet automatikisht/shqiptarja.com


TË NGJASHME