HomeLajme

Bushati nga Shkodra: Ta kthejmë liqenin në ekonominë e qytetit

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi së bashku me drejtuesin politik të qarkut Shkodër, Ditmir Bushati zhvilluan një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe shoqatave mjedisore për shndërrimin e Liqenit të Shkodrës në destinacion turistik.

Në fjalën e tij Bushati u ndal tek investimet e qeverisë për këtë qark dhe nevoja për më shumë kreativitet nga ana e pushtetit vendor për të tërhequr sa më shumë investitorë për këtë qytet.

Mendoj që gjëja kryesore është të nxjerrim liqenin nga gjumi, për të kthyer gradualisht në një ekonomi për qytetin dhe për të pasur mundësi që ta kalojnë kohën në mënyrë kreative për njerëzit që vijnë nga jashtë Shkodrës”, tha ai.

Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të diskutimit që ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka nisur në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë, me qëllim sigurimin e një pasaporte për çdo zonë të mbrojtur dhe shndërrimin e tyre në destinacione turistike.


TË NGJASHME