HomePolitikë

Bushati tjetër mesazh për BE

bushati-ditmir


Ish-ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur për procesin e hapjes së negociatave ndërmejt Shqipërisë dhe familjes së madhe Bashkimit Evropian.

Ai thekson se kjo është hera e tretë në 16 muaj, që BE diskuton për fillimin e bisedimeve të pranimit të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut. Diplomatit shqiptar thekson se projekti europian nuk mund të konsolidohet dot si “fuqi botërore” pa anëtarësimin e vendeve të  Ballkanit Perëndimor.

“Është hera e tretë në 16 muaj që BE po diskuton për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një proces i cili ka të ngjarë të marrë një dekadë për të përfunduar dhe nuk ndikon as në procesin e reformave brenda BE-së, as nevojën për të përmirësuar strategjinë e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.Projekti Europian nuk mund të konsolidohet pa Ballkanin Perëndimor. BE-ja është zgjeruar në perëndim, lindje, veri, jug. Vonesa është e gjatë për të filluar këtë proces me jug-lindjen bazuar në meritë, besueshmëri dhe parashikueshmëri. Ky është një test lakmues për BE, si një fuqi botërore në një botë të pasigurt”-tha Bushati.

Gjatë ditës së sotme u mblodhën në Luksemburg ministrat e Jashtëm të BE-së, të cilët diskutuan mbi projektin e zgjerimit. Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, tha sot para mediave se nuk ka pasur një unitet nga ministrat e jashtëm të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave pasi tre nga 28 vendet anëtare janë skeptike për të dyja vendet. Gjithsesi fjala e fundit për hapjen ose jo të bisedimeve me BE, do të jepet të enjten nga ana e  Këshillit Europian


TË NGJASHME