HomeShowbiz

Butrint Imeri nuk ndalet, vjen me një tjetër bashkpunim

Pas suksesit që pati me Ermal Fejzullahun, Butrint Imeri nuk po ndalet me bashkëpunimet.

Ermali dhe Butrinti risollën këngën e vjetër “Për një dashuri” të publikuar fillimisht në 2005-n, edhe kënga u prit shumë mirë nga publiku.

Ermal Fejzullahu u shpreh se e kishte pikë të dobët këtë këngë aq të suksesshme dhe sigurisht që kishte rezerva në fillim për rikthimin e saj, por me sa duket çdo gjë shkoi mirë.

Në një bisedë me një ndjekës në Instagram, Butrinti i është përgjigjur me “po” pyetjes nëse do të bëjë një bashkëpunim me ndonjë artist tjetër.

Ai nuk e ka zbuluar ende emrin e artistit, por sigurisht që do të jetë super i njohur për të gjithë, ashtu si çdo bashkëpunim që ka realizuar.


TË NGJASHME