HomeSociale

Butrint/ Qytetin antik e vizitojnë çdo ditë 1300 turistë

Pavarësisht kushteve atmosferike, temperaturave të ulëta apo të larta Parkun Kombëtar të Butrintit e gjen gjithmonë plot. Qytetin antik e vizitojnë në ditë  mesatarisht 1300 turiste, 24% vizitorë më shumë në këtë 4 mujor se sa në vitin e kaluar. Për rreth 2 orë turistët njihen me epoka të ndryshme të historisë, të gjitha brenda një vendi.

“Këtu moti nuk ndikon për arsye se njerëzit vijnë për mjedisin dhe rrënojat arkeologjike që ka parku. Kështu që janë të fokusuar në një tjetër aspekt dhe nuk kanë ndikim të madh kushtet atmosferike. Fluksi është çdo vit e më shumë dhe ne kemi vizitorë të huaj dhe vendas, që çdo vit sjellin në mënyrë progresive edhe rritjen e tyre”, tha Dorina Dhima,  specialiste turizmi.

16 hektarë tokë përmbledhin monumentet kryesore të Parkut Kombëtar të Butrintit. Ky qytet antik mbetet një nga destinacionet kulturore turistike më të preferuar nga turistët

“Ne jemi nga Meksika dhe këtu është shumë bukur dhe njerëzit në Shqipëri janë shumë të bukur”, thotë një turiste.

“Unë jam nga Gjermania dhe kemi ardhur këtu për historinë. Është hera e parë që e vizitojmë Shqipërinë. Është një vend i bukur”, thotë një tjetër turist.

“Ne jemi nga Spanja dhe kemi ardhur këtu sepse është një vend mesdhetar. Ushqimi është i mirë, moti, plazhi, gjithçka është e mrekullueshme”, përfundon një tjetër turist që ka ardhur në Shqipëri me miqtë./tch


TË NGJASHME