HomeTeknologji

Buxheti marramendës i Forcave Hapësinore të SHBA-së për vitin 2021

trump space force

Dega më e re e Komandës së Forcave Ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Forca Hapësinore (Space Force), ka kërkuar 15.4 miliard dollar buxhet për vitin 2021.

Kërkesa e buxhetit federal të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2021, e cila u publikua dje me datë 10 shkurt, rezervon 15.4 miliardë dollarë për Forcën Hapësinore të Sh.B.A-së. Kjo dega e re ushtarake që propozoi Presidenti Donald Trump disa vjet më parë u themelua zyrtarisht në dhjetor të viti të kaluar.

space-force

Forca Hapësinore e Sh.B.A-së është e organizuar si një degë e shërbimit ushtarak brenda Komandës së Forcave Ajrore, një nga tre komandat në Departamentin e Mbrojtjes. Forca Hapësinore, përmes Komandës së Forcave Ajrore, drejtohet nga Sekretari i Forcave Ajrore, i cili raporton te Sekretari i Mbrojtjes dhe emërohet nga Presidenti me konfirmim të Senatit.

Përsa i përket mënyrës se si do të shpenzohen këto para, janë të larmishme. Zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes (DOD) në një njoftim për shtyp deklaruan se: “1.6 miliardë dollarë janë caktuar për tre nisje hapsinore për sigurisë kombëtare 1.8 miliardë dollarë do të shkojnë drejt projekteve të Sistemit të Pozicionimit Global dhe 2.5 miliardë dollarë do të mbështesin sisteme infra të kuqe të vazhdueshme me bazë hapësinore.”

Buxheti total i Departamentit të Mbrojtjes është 705.4 miliardë dollar dhe prioritet janë sistemet të armëve berthamore, sistemet mbrojtëse anti-raketore, perparim në operacionet e cybersecurity, operacionet luftarake në hapsirë dhe operacionet e përbashkëta të të gjithave domaineve të luftës si toka, ajri, deti, hapësira dhe cyber. Procedura e alokimit të buxhetit do të vijë mbas votimit në Kongres të propozimit që vjen nga Presidenti Donald Trump. Në krahasim me vitin që jemi, Forca Hapësinore, shënon një rritje me 12%. Në krahasim me agjensin tjetër të famshme që ka si fushë veprim hapësirën, NASA (Administrimi Kombëtarë i Aeronautikës dhe Hapësirës), Forca Hapësinore ka kërkuar 60% të buxhetit të NASA për 2021


TË NGJASHME