HomeSociale

Buxheti për bujqësinë, Rama: Kemi në dispozicion, shumën më të madhe që nuk ka bërë vaki ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në një fermë në Cërrik është shprehur se këtë vit nuk mungon buxheti për bujqësinë.

Po ashtu Rama shtoi se falë aksesit në programet europiane pas çeljes së negociatave tashëm Shqipëria ka shumën më të madhe ndonjëherë.

Së bashku me Kryeministrin ka qenë i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

”Ajo që sot ka rëndësi është se nuk na mungon buxheti. Sot kemi në dispozicion me buxhetin e shtetit, me aksesin falë programeve europiane, shumën më të madhe që nuk ka bërë vaki ndonjëherë.

Ajo që na ka munguar për disa vite, ka qenë një numër kritik njerëzish që të mendojnë me projekt dhe vizion. Jo jam këtu në këtë trastën time, me patate nuk di ku t’i çoj. Lidhur me aplikimet e skemës kombëtare këtë vit, është shenjë domethënëse jo aq për shumën, në raport se sa shumë persona kanë shfrytëzuar aplikimin online. Se janë ata llafollogët e Tiranës e të Facebookut që thonë se fshatarët nuk dinë të përdorin internet dhe Iphone apo teknologjinë. Në punën kudo edhe në majë të malit e gjejnë mënyrën, se sa ata që janë në fakt katunarët e vërtetë, edhe unë jam shumë krenar që jam katunar se u bëmë shumë qytetarë andej nga Tirana, dhe kështu më mirë katunar. Ajo që na duhet është të kemi sa më shumë veprimtari prodhuese dhe sa më shumë edhe tek agropërpunim, sepse kemi rritje të eksportit.”- tha Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME