HomeModa

Buzëkuqi i kuq për një look sensual

Më në fund u kthye në modë buzëkuqi i kuq, i preferuari i çdo gruaje! Një ngjyrë që i shkon të gjithave, mjafton të gjesh të kuqen e duhur dhe do të dukeni rrëzëllitëse.

Bjonde, brune ose me flokë të kuqe, të gjitha mund ta përdorin buzëkuqin e kuq , por duke respektuar dy rregulla të thjeshta të make up-it:
1) evitoni të grimoni shumë sytë
2) kujdesuni për ngjyrën e kremit pudër, duke e bërë lëkurën e fytyrës tuaj “perfekte”

Të thuash ë vërtetën janë të shumta vajzat dhe gratë që e dashurojnë në çmenduri , duke filluar nga të famshmet që e përdorin në tapetin e kuq ashtu edhe në jetën e përditshme.

Buzëkuqi i kuq ndez grinë e vjeshtës; rrit autostimën dhe e bën shikimin më shkëlqyes.
Nëse mendoni se ngjyra më e zakonshme është e kuqe e ndezur, ose bordoja ju jeni gabim.Buzëkuqët e kuq të koleksioneve të grimit për vjeshtë/dimër dhe për Krishtlindje janë e kuqja e shegës, ose ngjyra e qershisë.

Nëse nuk jeni mësuar të përdorni buzëkuqin e kuq dhe doni ta provoni make-up artistet këshillojnë :”Sekreti është që mos të aplikoni ngjyrën në mënyrë të saktë. Për shembull mund ta hapni me pak prekje të gishtave. Ose e aplikoni direkt tek buzët dhe më pas e sfumoni me penel”.


TË NGJASHME