HomeShëndeti

Buzëkuqi ndikon keq në shëndetin tuaj

Buzëkuqi është i keq për shëndetin tuaj, pasi përmban metale të rënda. Personat që e aplikojnë shumë atë gjatë ditës, rrezikojnë të konsumojnë sasi të tepërt të këtyre metaleve, duke e vënë trupin në rrezik. Sipas një studimi të kryer në Universitetin Berkeley dhe u botua në Perspektivat e Shëndetit të Mjedisit 32 buzëkuq dhe shkëlqyes të buzëve nga shtatë marka të ndryshme u analizuan, si në shitës me pakicë, ashtu edhe në farmaci. Këto buzëkuqë kanë një kosto që varion nga 5 në 24 dollarë. Metalet që gjenden në to, janë plumbi, kromi, alumini, titani, dhe metale të tjera toksike, dhe prania e tyre në këto produkte make-up është përcaktuar nga studiuesit si “shqetësues për shëndetin” të grave.

Katharine Hammond, autore drejtuese e studimit në fjalë, tha në lidhje me këtë: “Rreziku për shëndetin e njeriut varet nga fakti sa buskuq vendosim dhe se mesatarisht ne konsumojmë rreth 24 miligram buzëkuq në ditë, por ne e aplikojnë disa herë dhe në këtë mënyrë mund të konsumojmë deri në 87 miligramë “.

Kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur përdorni buzëkuqët, pasi ato mund të dëmtojnë vërtet shëndetin tuaj. Ende është e paqartë se cilat marka janë më të rrezikuara. Prandaj, përpiquni ta aplikoni sa më pak të jetë e mundur, në mënyrë që sasia e metaleve të mbetet e vogël, dhe të mos rrezikojë shëndetin.


TË NGJASHME