HomeShowbiz

Bye Ariana Grande! Këngëtarja shqiptare i zë vendin në Grammys

Pasi ishte ndjerë e ofenduar nga producentët, Ariana Grande kishte hequr dorë nga performanca në “Grammy Awards

Ariana vendosi të mos performojë në ceremoni dhe të mos marrë pjesë në Grammys, pavarësisht se ajo është nominuar për çmimet Best Pop Vocal Album dhe Performanca më e mirë Pop Solo.


Mësuam se në vend të Ariana Grande-s, do të këndojë këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa e cila po korr sukses kudo me muzikën e saj.

Në postimin e fundit në “Instagram” këngëtarja nga Kosova shkruan do të performojë në “Grammy Awards” që pa frikë mund të cilësohet si më prestigjiozët përsa i përket vlerësimeve dhe çmimeve që ajo jep.

“E fundit para se t’ju bombardoj me çmenduritë e #grammyweek!! Oh a ju thashë që do të performoj këtë të diel në Grammy Awards?” shkruan Dua Lipa.

 


TË NGJASHME