HomeShowbiz

“Bye-bye” Selena Gomez! Ja kush ia mori fronin si femra më e ndjekur në Instagram

                                                

Selena Gomez nuk është më femra më e ndjekur në Instagram, pasi ia ka zënë vendin një tjetër këngëtare. Dhe është zyrtarisht Ariana Grande! Kjo e fundit ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Selena Gomez 146.257.849, pra mbi 300 profile më shumë që e ndjekin.

 

Gomez ishte më e ndjekura në rrjetin social deri në fund të tetorit të kaluar, kur Cristiano Ronaldo i mori fronin. Futbollisti portugez është ende një nga personat më të ndjekur në Instagram, me 155 milionë ndjekës.

 

Profili i Ariana-s është rritur me 13 milionë ndjekës që nga muaji tetor dhe kjo lidhet me suksesin e albumit “Thank U, Next”. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar shpesh detaje nga jeta e saj private.

Nga ana tjetër Selena u shkëput nga rrjeti social në fund të muajit shtator, pasi u përqëndrua në shëndetin e saj mendor.

Ajo vendosi që të postonte më pak, duke u shprehur sesi kishte ndikuar në depresionin e saj rrjeti social.


TË NGJASHME