HomePolitikë

Bylykbashi: Çfarë synojmë me votimin biometrik

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi u shpreh se ka ende propozime dhe diskutimet që nuk janë finalizuar në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

Bylykbashi e cilësoi votimin biometrik si një pengesë për manipulimin e zgjedhjeve.

 “Dje u arrit të mbylleshin elementë të rëndësishëm. Ajo marrëveshje është më e gjerë. Ka pasur diskutime, ka propozime por nuk janë finalizuar. Duke iu referuar dakordësisë dje na duhet të vendosim që kodi zgjedhor të ketë përcaktimet për votimin biometrik, ndarjen e KQZ dhe si do të ruhen garancitë kushtetuese nëpërmjet komisionet zgjedhore. Komisionet zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme mbetet siç kanë qenë. Ndryshimi do të jetë për zgjedhjet pas tyre. Atëherë do të aplikohet formula e re që do të shkohet drejt depolitizimit. Por depolitizimi do të jetë gradual. Komisionet janë të caktuara nga partitë politike. Nga viti 2003 e këtej nuk ka pasur konflikte për komisionet zgjedhore. U zhduk konflikti kur komisionet u balancuan. Edhe tentativa e fundit ishte që qeveria t’i kapte 5 me 2. Ne nuk rindezim konfliktin politik, marrim masa që në zgjedhjet e tjera të ndryshojnë. Këto komisione do të vijojnë të bëjnë detyrën e tyre. Do fusim garanci shtesë,. Identifikimi biometrik është një nga garancitë shtesë. Sot kutitë e votimit mbushen fshatshe. Ka votim familjar. I mbushin komisionerët në fund të ditës apo votohet dhe me karta false identiteti. Identifikimi biometrik pengon mbushjen e kutisë me vota të pavërteta. Nqs e realizojmë 100% është një arritje e jashtëzakonshme. Në të gjitha QV do jetë një pajisje e thjeshtë identifikimi dhe votuesi do jetë i pajisur me një dokument. Pajisja do jetë e pajisur me të dhënat dhe foton e votuesit. Nënshkrimi do të bëhet me gjurmën e gishtit dhe do të verifikohen pa diskutim të gjitha gjurmët e gishtit. Ka një vlerë ajo. Sigurisht bie në raport me situatën aktuale por kur të shkojë në një komision tjetër komisionerët e shohin se ka shenjën. pajisja është shumë e thjeshtë, mban gjurmën e çdo zgjedhësi. Nëse tenton, njerëzit thonë po sikur të votoj me kartën e një emigranti, do lërë gjurmën e tij dhe kur të shkojë për të votuar në emër të tij, do jetë sërish me të njëjtin gjurmë. Atëherë ai shkon në burg. Sot gjysmën e ka maxhoranca, gjysmën opozita. Donte t’i merrte maxhoranca të gjitha, në QV, në KQZ e VNV. Ne kishim propozuar dje që 3 komisionerët jo politikë të mos jenë nga administrata publike dhe pas këtyre zgjedhjeve kryetari i komisionit të qendrës së votimit nuk do të vijë kurrë nga administrata publike, qoftë PD apo PS. Ne e bëmë këtë propozim, kur Rama e pa që nuk i jepte atë që donte u dorëzua tek administrata. Kemi pranuar që pas këtyre zgjedhjeve do futet modeli i ri. Edhe ODIHR e përshëndeti këtë qasje”,- tha Bylykbashi.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME