HomeShowbiz

Caitlyn Jenner ngatërron të bijat! Uron Kylie-n me një foto të Kendall

Caitlyn Jenner uron në ditën e madhe vajzës së saj më të vogël.

Ditëlindja e Kylie-t ishte në 10 gusht, dhe ashtu siç bëjnë çdo ditëlindje, pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner publikuan urime pafund në Instagram me tituj të ëmbël në nder të saj.

Epo, të gjithë përveç Kourtney Kardashian dhe Kendall, por ato me siguri i dërguan një mesazh asaj kështu që mos e bëni të madhe!

Për ditëlindjen e Kylie-t, Caitlyn publikoi një foto të Kendall kur ishte e vogël:

“Jeta ishte shumë e thjeshtë atëherë, por jeta është kaq e mirë sot. Gëzuar ditëlindjen vajza ime e vogël @kyliejenner”!, shkruante ajo.

Fansat e Kylie-t reaguan menjëherë dhe kur Caitlyn e kuptoi gabimin që kishte bërë, e fshiu shpejt foton dhe publikoi një foto të saj me dy vajzat, me një urim të thjeshtë:

“Gëzuar ditëlindjen @kyliejenner”.



TË NGJASHME