HomePolitikë

Cakaj: Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk është në…

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj thotë se çështja e bashkimit të dy shteteve Kosovë-Shqipëri nuk është në axhendën zyrtare të asnjërit prej vendeve.

Vetëm pak ditë më parë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të inkurajonte Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit të dy shteteve.

Cakaj: Sa i takon deklaratave të Presidentit të Kosovës është një çështje që nuk është në axhendën zyrtare të asnjërit prej vendeve, por jemi në përpjekje e sipër për të intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën dhe vendet e tjera në rajon. Parimi i bashkëpunimit rajonal është në axhendën e Shqipërisë sepse kështu e kërkon edhe procesi i Berlinit. Deri tani ambicja jonë për bashkëpunim nuk ka qenë e drejtuar vetëm me Kosovën, por edhe me shqiptarët në rajon dhe shtetet rajonale në përgjithësi.


TË NGJASHME