HomePolitikë

Cakaj bisedë telefonike me Roth

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me një posti në Facebook njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Europën të Gjermanisë, Michael Roth.

“E falënderova për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë dhe qasjen shumë largpamëse për Ballkanin Perëndimor.”

Gjatë bisedës, me Ministrin Roth ndanë pikëpamje të njëjtë lidhur me progresin përmbajtjesor të Shqipërisë dhe domosdoshmërinë e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE një orë e më parë.

“Roli i Gjermanisë në mbështetjen e reformave të brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, është i pazëvendësueshëm.”

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër veç punës së shtuar në drejtim të anëtarësimit në BE.”

Postimi plotë

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë, Michael Roth!

E falënderova për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë dhe qasjen shumë largpamëse e për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Roli i Gjermanisë në mbështetjen e reformave të brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë është i pazëvendësueshëm.

Po ashtu, ndamë krejtësisht të njëjtën pikëpamje lidhur me progresin përmbajtësor të Shqipërisë dhe domosdoshmërinë e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE një orë e më parë.

Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër veç përparimit të mëtejmë në drejtim të anëtarësimit në BE!

M.H/ Gotanews


TË NGJASHME