Lajme Politikë

Cakaj: Bundestagu i ka dhënë disa detyra Shqipërisë

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj kur pyetet se pse qeveria nuk dha dorëheqjen pas dështimit me hapjen e negociatave siç ndodhi në Maqedoni, thotë se niveli i përgjegjësive është i ndryshëm.

I ftuar në televizionin e Kosovës “KTV”, Cakaj thotë se Bundestagu i ka dhënë disa detyra Shqipërisë, për të cilat qeveria nuk mund të japë dorëheqjen.

Cakaj: Ne nuk kemi bërë zotime të prera se negociatat do të hapen. Faktori i parë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut ka organizuar një referendum për ndryshimin e emrit shtetëror. Bashkimi Evropian dështoi të mbajë një prej premtimeve të tij.

Gazetari: Dhe kryeministri Zaev dha dorëheqje.

Cakaj: Faktori i parë është rrethanor. Nivelet e përgjegjësive para opinionit të brendshëm janë krejtësisht tjera. Faktori i dytë është strukturor se në Shqipëri nuk ka hapësirë për dorëheqje. Në qëndrimet e Bundestagut, Shqipëria detyrohet për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën elektorale dhe ne jemi në mes të kësaj reforme. Nuk mund të ketë zgjedhje elektorale në Shqipëri pa mbarim të reformës elektorale. Ne jemi në një situatë kur nuk kemi Gjykatë funksionale Kushtetuese.

Gazetari: Me këtë arsyetim thoni se janë këto çështje që ju pengojnë të shkoni në zgjedhje dhe të mbani qeverinë në këmbë.

Cakaj: Shqipëria është në mes të një reforme dhe kjo reformë duhet të konsolidojë rezultatet e saj para se Shqipëri të jetë në gjendje për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme. Politikisht, krahasimi me Maqedoninë nuk qëndron

Related posts

Hashim Thaçi mesazh të fortë: Liderët e BE nuk duhet të bëjnë gabimet…

Mila

Rama intervistë për REL: Demokracia nuk do negociohet

Xhensila Gotanews

Tërmetet në Korçë, Rama: Një pjesë e fondeve të fushatës do shkojnë për ndërtimin e shtëpive

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!