HomePolitikë

Cakaj: Merret vendimi për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në …

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” Cakaj theksoi se kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë.

“Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët dhe lartësimit të faktorit shqiptar në rajon!”- siguroi Cakaj në përfundim të reagimit të tij.

Postimi i plotë

Edhe një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët…

Në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut !

Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë.

Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon!

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME