Aktualitet Lajme Politikë

Cakaj: Mirënjohje ndaj SHBA-së për …

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ish-Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro Azisë në administratën e Presidentit Obama, Victoria Nuland, dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF).

Kreu i diplomacisë shqiptare në takim shprehu mirënjohjen e Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme dhe rolin thelbësor të SHBA-ve për ta shndërruar Ballkanin në një zonë bashkëpunimi dhe zhvillimi. Gjithashtu u diskutua rreth Partneritetit Strategjik SHBA – Shqipëri, një nga gurthemelet e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Ndër të tjera, Cakaj evidentoi mbështetjen e pakursyer të AADF përmes projektit YPSILON.

“Kemi jetësuar projektin YPSILON përmes të cilit do të digjitalizohet gjithë dokumentacioni historik e arkiva e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Digjitalizimi i pasurive arkivore të MEPJ-së do lehtësojë qasjen e shtojë vetëdijen për historinë e diplomacisë shqiptare në përgjithësi”, u shpreh Cakaj në një postim në rrjetin e tij facebook.

foto galeri

Related posts

Rama flet për çeljen e negociatave

Mila

Trajtimi më i mirë i flokëve gjatë natës

Mila

OSHEE: Ja zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!