Aktualitet Lajme Politikë

Cakaj në Nju Jork: Shqipëria do vazhdojë të japë kontributin e saj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, merr pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po zhvillohet në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë takimit, si kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës ka përcaktuar tre prioritetet kryesore në kuadër të Kryesisë së SEECP-së: ndërlidhjen, rininë dhe kulturën, të lidhura ngushtë edhe me procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ministri në Deryrë Cakaj është shprehur se përveç vlerës së posaçme që ofron Republika e Kosovës si kryesuese e SEECP, ajo po dëshmon fuqimisht kapacitetin e saj të veprimit rajonal dhe besueshmërinë e saj ndërkombëtare në përgjithësi.

“Shqipëria e ndërton politikën e saj rajonale mbi parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit frytdhënës. Në këtë kuptim, Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj të pakursyer edhe në kuadër të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.”- shkruan Cakaj në statusin e tij në Facebook.

Related posts

Lufta kibernetike, 51 shtete nënshkruajnë marrëveshjen

Mila

Truk që maskara të qëndrojë më gjatë sesa zakonisht

Mila

Protesta/ Të rinjtë e PD-së me pranga në duar

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!