HomePolitikë

Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, zbuloni arsyen

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke.

Bëhet me dije se këto ndryshime drastike në ambasadën shqiptare në Athinë, sipas Cakajt kanë ardhur prej një mos performance të mirë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari, që është Luela Hajdaragaj.

Nga ana tjetër mësohet gjithashtu se MPEJ i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragaj si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME