HomePolitikë

Cakaj takon homologun indian, ranë dakort për …

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.

68f0f6ab-87d2-45cd-836c-b6d8946e7e67

Gjatë këtij takimi Cakaj ka kërkuar nga homologu i tij indian domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe nevojën për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

“Mbështetja e konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës është elementi qendror i politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon.” – është shprehur Cakaj.

Por, gjatë këtij takimi, një fokus i rëndësishëm është vendosur dhe tek bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Në takim, ndër të tjera, ramë dakord edhe për përmbylljen përfundimtare të një varg marrëveshjeve në fushën e sigurimeve shoqërore, promovimit dhe mbrojtjes së investimeve dhe transportit detar. Ky kuadër i marrëveshjeve do të ketë një rol domethënës në konsolidimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Indisë.” – shkruan Cakaj në Facebook.

Po ashtu, India konfirmon mbështetjen për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.


TË NGJASHME