HomePolitikë

Cakaj takon ministrin slloven: Hapja e negociatave për Shqipërinë…

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, z. Miro Cerar.

Në diskutim, palët vunë theksin edhe një herë në rëndësinë e veçantë të çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020.

“Ky vendim do të ketë peshë të posaçme për të thelluar reformat, mbështetur zhvillimin e rajonit dhe ruajtur besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi!”- u shpreh Cakaj në një postim në Facebook lidhur me takimin.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME