HomePolitikë

Cakaj: Të krijojmë platforma të përbashkëta politike me …

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete sipas interesave të përbashkëta.

Përmes një postimi në “Facebook” Cakaj thekson se nisma do t’i shërbejë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona dhe zbatimit të objektivave të përbashkëta strategjike veçanërisht në fushën e politikës së jashtme.

Postimi i plotë

Pas bisedave me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, së bashku me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Goran Grli?-Radman, kemi vendosur përfundimisht themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës .

Synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të jashtëm për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe zhvilluar projekte konkrete sipas interesave të përbashkëta.

Takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit nëpër qytete të ndryshme të vendeve tona.

Kjo nismë do t’i shërbejë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, por edhe zbatimit të objektivave të përbashkëta strategjike veçanërisht në fushën e politikës së jashtme!

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME