HomeSport

Candreva drejt largimit nga Interi

Agjenti i Antonio Candreva e ka pranuar se sulmuesi i krahut mund të detyrohet ta lë Inter këtë muaj.
Candreva ka luajtur vetëm 282 minuta në Serie A këtë sezon për Inter dhe pavarësisht se ka refuzuar West Ham dhe Fenerbahçe, agjenti Federico Pastorello ka thënë se klienti i tij mund të largohet gjatë këtij muaji.
“Qëllimi i Candrevas në fillim të këtij viti është që të rri edhe një sezon duke kontribuar dhe ndihmuar sa më shumë që mundet skuadrës së tij aktuale”, tha ai për Sky Sport Italia.
“Është e qartë që dinamika ka ndryshuar gjatë këtij sezoni dhe ai ka gjetur shumë pak hapësira në skuadër për momentin”.

“Me këtë në mëndje, ne jemi të obliguar ti ngjisim antenat dhe të shikojmë mundësitë e tjera që janë jashtë Inter.
https://www.youtube.com/watch?v=scl3t76TIFc


TË NGJASHME