HomeShowbiz

Capita T bën gjestin e veçantë për disa jetimë

Capital T njihet për bamirësitë e tij për njerëzit në nevojë. Shpesh njihet si një ndër reperat më të ndjeshëm për sa u përket bamirësive për njerëzit në nevojë.

Si një djalë tepër bujar që është, ai ka vendosur që të bëjë një gjest prekës duke qenë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Capital T ka shtruar iftar për 310 jetimorë që strehohen në shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.

Gjestin madhështor të reperit e ka bërë të ditur hoxhë Halil Kastrati ku shkruan:

“Me Trim Ademi, Capital T. Trimi sot e dhuroi Iftarin për 310 persona në kuzhinën tonë si dhe ishte bashkë me ne në Iftar. Zoti e shpërbleftë”.


TË NGJASHME