HomeShowbiz

Capital T nuk di të ndalet, përgatit surprizën e madhe për fansat

Reperi i hiteve “200 ditë”, “Hookah”, “Kujtime” etj, Capital T, është kthyer në një ndër emrat më të njohur e të suksesshëm në muzikën shqiptare. Që prej janarit të këtij viti, Kapo ka treguar se po punon fort dhe ka sjellë çdo muaj një projekt të ri, ndërsa së fundmi ka përgatitur edhe një surprizë të madhe për fansat e tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Capital T ka lajmëruar se në muajin shtator do të mbajë një koncert në Tiranë, gjithashtu reperi postoi edhe një foto të një kutie misterioze që mban shkronjën “T”, ku shkruan datën 19 shtator 2019.

Përpos koncertit, ende nuk dihet se ç’surprizë do të sjellë saktësisht reperi më datën 19 të muajit shtator, megjithatë të gjithë po përgatiten për diçka të madhe.


TË NGJASHME