HomeShowbiz

Këngëtari, i zbulon publikisht “sekretin” Tayna-s

Tayna është një nga reperet më të suksesshme dhe më seksi të momentit e cila me muzikën e saj ka arritur të fitojë zemrat e shumë fansave. Së fundmi, ajo lançoi projektin e saj më të ri të titulluar “Sicko”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Reperja ka postuar në Instagram një foto, ku shihet e veshur me një fustan të kuq, e kuruar deri në detaje dhe me një pije në dorë. “Filluam duke pirë për dashuri prapë”, ka shkruar ajo krahas fotos.

View this post on Instagram

Fillum tu pi per dashni prap??

A post shared by Tayna (@tayna) on

Mirëpo, në komentet e fotos vëmendjen e ka tërhequr komenti i reperit Capital T, i cili duket se i ka zbuluar publikisht “sekretin” Tayna-s.

“U ka dashuru”- shkruan Kapo duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

Ndërkohë reperja ka replikuar duke thënë “Çfarë po thua”, shoqëruar nga të qeshura me lot.

Vazhdimisht Tayna ka deklaruar se është single, mirëpo ende nuk dihet me siguri nëse kemi të reja nga jeta e saj private dhe nëse dikush e ka bërë të ndihet e dashuruar.


TË NGJASHME