HomeShowbiz

Cara Delevingne e ka një koment për romancën e ish partneses së saj me G-Eazy

Cara Delevingne ka folur për fotot që u bënë virale të ish partneres së saj Ashley Benson dhe reperit G-Eazy. Cifti u kap mat nga paparacët duke u puthur në makinë- pak ditë pasi Ashley dhe Cara i dhanë fund romancës së tyre.
Modelja dhe aktorja 27 vjeçare postoi një story në Instagram duke i bërë thirrje fansave që të mos krijojnë urrejtje për Ashleyn.

‘Eshtë shumë e rëndësishme që të përhapet dashuri dhe jo urrejtje. Për të gjithë ata që urrejnë Ashley Benson ju lutem ndaloni. Ju nuk e dini të vërtetën, vetëm ajo dhe unë e dimë dhe kështu duhet të jetë,”- shkroi ajo.

Ashley e ripostoi foton në Instagramin e saj me një emoji zemre duke i bërë tag Caren. Ashley dhe G-Eazy, emri i të cilit është Gerald Earl Gillum janë parë së bashku në parkingun e një restoranti.

Ndërsa Ashley dhe Cara nisën romancën e tyre në gusht të 2018 për ti dhënë fund në fillim të këtij viti.


TË NGJASHME