HomeShowbiz

Cardi B akuzon të famshmit se po paguhen për të thënë që kanë koronavirus

Aktori Idris Elba i është përgjigjur akuzave të bëra nga reperja Cardi B, e cila pretendonte se personat e famshëm po paguhen për të thënë se kanë COVID-19.

Reperja kritikoi qeverinë amerikane për lejimin e njerëzve të famshëm asimptomatikë të hyjnë në teste, ndërsa të tjerët me simptoma duhet të presin deri në një javë, madje të aplikojnë, shkruan NME.

Aktori konfirmoi se ishte testuar pozitivisht më 16 mars dhe këtë e kishte konfirmuar përmes një videoje në Instagram, dhe tani i është përgjigjur akuzave të reperes në të njëjtën platformë.

Idris Elba (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

“Kjo ide se dikush si unë do të paguhet për të thënë se kam coronavirus? Kjo është absurde”, filloi Elba.

“Një marrëzi e tillë. Njerëzit duan ta përhapin atë sikur të jetë një lajm. Është budallallëk. Është mënyra më e shpejtë për të sëmurur njerëzit sepse nuk ka asnjë përfitim për mua dhe Sabrinën (gruaja) që të qëndrojmë ulur këtu duke thënë se e kemi marrë nëse nuk e kemi marrë atë. Unë as nuk e kuptoj logjikën e kësaj”, ka thënë tutje aktori me famë botërore.

Idris Elba gjithashtu iu përgjigj kritikave që janë zbutur kriteret për të famshmit për qasje më të mirë në teste. “Unë mendoj se debati për të pasur dhe të varfër dhe kush po e merr atë dhe kush jo, mendoj, nuk është një debat i shëndetshëm”, tha ai.

“Duket, kam marrë një test, por gjithashtu kam marrë Covid. A më bën kjo preferencial? Unë nuk e kuptoj këtë, nuk më duket sikur jam i privilegjuar sepse kam marrë një test sepse në fakt e kam diagnostikuar virusin”.

Cardi B ka konfirmuar më tej mendimet e saj në një video shtesë në Instagram, duke u shprehur: “Unë i thashë ato që thashë”. 


TË NGJASHME