HomeShowbiz

Cardi B i rikthehet jetës si striptiste në filmin me Jennifer Lopez

Cardi B konsiderohet si një nga rreperet më të suksesshme të kohëve të fundit, por duket se ajo nuk do që të ndalet me kaq.

Së fundmi është publikuar se ajo do të luajë në një film me Jennifer Lopez. Kjo e fundit ishte ajo që postoi në rrjetet e saj sociale një foto të filmit të ri “Hustlers”, për të cilin do të fillojnë xhirimet këtë muaj.

 

Jennifer Lopez do të ketë rolin kryesor të grupit, ndërsa Cardi B do të ketë rolin e një striptisteje, një rol i cili besojmë se nuk do të jetë i vështirë për të pasi rreperja ka punuar si striptiste para se të bëhej e famshme.

Ndër të tjera që do të marrin pjesë në këtë film janë Lili Reinhart, Julia Stiles, Constance Wu dhe Mercedes Ruehl.

 


TË NGJASHME