HomePolitikë

Carlo Bollino: 30 qershori nuk kishte dhunë, fitore për PS

Gazetari Carlo Bollino i ftuar në një emisionin deklaroi se 30 qershori nuk kishte dhunë dhe se kjo është diçka e mirë.

Bollino nënvizoi se data e zgjedhjeve ishte fitore për Partinë Socialiste, pasi arriti që të mbajë votat e elektoratit të vet.

“Zgjedhjet e 30 qershorit kishin dy rreziqe. E para ishte dhuna dhe e dyta ishte pjesëmarrja e votuesve socialistë. S’ka ndodhur dhun. PS duket se ka ruajtur elektoratin e vet. Votuesi socialist ka shkuar në zgjedhje.

Pavarësisht nga akuzat, PS ka ruajtur elektoratin dhe kjo është fitore. Edhe në Itali ndodh që mos ketë kandidat, por duhet të fitohen 51 përqind të votave. Ndërsa në Shqipëri nuk parashikohet që duhen më shumë se 50 përqind të votave”, tha gazetari Bollino.


TË NGJASHME