HomeSport

CAS shtyn vendimin për Skënderbeun, ja data e re

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ka vendosur të shtyjë datën e dhënies së vendimit për dënimin e Skënderbeut. Në këtë mënyrë, klubi, tifozët dhe gjithë opiniooni sportiv do duhet të presin deri më datë 12 korrik për të mësuar se çfarë do të bëhet me dënimin e klubit korçar. Ky lajm, u bë publik nga vetë klubi i Skënderbeut.

Sipas një njoftimi zyrtar, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, i ka komunikuar klubit korçar për të qëndruar në pritje të vendimit përfundimtar. Skuadra shqiptare kërkon pezullimin e dënimit të ashpër të UEFA-s, që e ka përjashtuar për dhjetë vite nga Kupat e Europës, pasi pretendon se Skënderbeu ka trukuar rezultatin e ndeshjeve.


TË NGJASHME