HomeShowbiz

“Çdo dhimbje e ka një fund”, Kiara Tito rrëfen si e mori veten pas ndarjes

Kiara Tito vendosi të tregojë sot sesi ia ka dalë kur është ndarë, si e ka marrë veten nga një lidhje që e ka lënduar.

Ajo vendosi të ndajë këtë copëz nga jeta e saj në “Ftesë në 5”, ku dha disa këshilla për të gjitha vajzat në vendin e saj!

“Këtë dhimbjen nuk e kam kaluar shumë lehtë, por kam kuptuar që koha është ilaçi më i mirë. Sado ne ta duam diçka, në një moment të caktuar, me zor domethënë, ta harrojmë dikë, nuk të vjen ashtu, se më shumë e tërheq atë gjë. Më mirë, lërjani kohës dhe koha do të shërojë gjithçka. Si gjithë të tjerët, edhe unë, që ta kaloja këtë vështirësi më është dashur pak kohë”, – shton më tej moderatorja e “Doktor Plastik”.

Kiara u shpreh gjithashtu se këtë periudhë të vështirë të jetës, e ka kaluar me njerëzit e afërt.

“Kam pak njerëz të dashur rreth vetes, por me ato shprehet çdo gjë. Nuk i mbaj dot për vete, kanë qenë dëgjues shumë të mirë. Kam nevojë për dëgjues, jo për këshillues…”


TË NGJASHME