HomeShëndeti

Çfarë po ndodhë me çmimin e shërbimeve dentare? Flet ministrja: Siguroj qytetarët se…

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka dhënë fund sot shqetësimit të fundit të krijuar pas vendimit të Urdhrit të Stomatologut për rritjen gati në dyfishimin e çmimit për një sërë shërbimesh dentare.

Në një deklaratë për mediat, ajo ka theksuar sot se nuk do të ketë rritje të çmimeve, pasi Urdhri i Stomatogolut nuk e ka nje kompetence te tille. 

“Dua të siguroj qytetarët që nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme të shërbimeve dentare sepse nuk është kompetencë e Urdhrit të Stomatologëve të vendosë për këtë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë e ka kundërshtuar këtë propozim në mbledhjen e Asamblesë dhe pasi u njohëm me vendimin, kemi bërë padi në gjykatë për ta rrëzuar atë, sepse është një vendim i paaplikueshëm, për shkak se Urdhri ka tejkaluar kompetencat që i njeh ligji. Pra është një vendim që nuk do të zbatohet. Siguroj qytetarët se nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme, pasi instancat perkatëse do të marrin masat që ju njeh ligji”, tha Manastirliu.

manastir

Deklarata e saj u be sot teksa inspektoi nga afër qendrën shëndetësore nr. 8 në Tiranë, një prej qendrave 24 orëshe, ku bëri një apel për të gjithë prindërit, që në këtë periudhë të ngarkuar me viroza dhe grip, ta marrin shërbimin pranë qendrave shëndetësore.
“Është e njëjta cilësi shërbimi, ndaj nuk është e nevojshme të shkoni në Urgjencën Pediatrike në QSUT, por shërbimi tashmë ofrohet 24 orë në 4 qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore nr.6 në Kombinat, nr.7 në Laprakë, nr.8 në zonën e ish-Bllokut dhe nr.10 në Allias ofrojnë shërbim pa ndërprerje për urgjencat pediatrike.


TË NGJASHME