HomePolitikë

Çekia përshkallëzon qëndrimin ndaj Kosovës, Zeman në Beograd

Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, ka mbërrtiur për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Një konferencë për mediat, të mbajtur sot pas takimit, Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji.

Presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një gjë të tillë duhet të vendosin institucionet e tjera të shtetit, duke shtuar se nuk mund të imponojë qëndrimin e tij.

“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërhqim njohjen”, ka shtua tutje presidenti çek.

Zeman ka thënë se shpreson që të marr përkrahje Ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili kishte deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, ka thënë Zeman.


TË NGJASHME