HomeRajon

Çelja e negociatave, delegacioni shqiptar takime në Bruksel

Delegacioni i shqiptar pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Jashtme të Kroacisë, Marija Pejcinovic Buric.

Zyrtarja e lartë kroate është një ndër dy kandidaturat zyrtare për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

Anëtarët e delegacionit shqiptar, i kryesuar nga deputeti, Ervin Bushati kanë deklaruar gjatë këtij takimi mbështetjen e Kroacisë për çeljen e negociatave në qershor të këtij viti.

“Integrimi në BE është fokusi ynë kryesor! Reforma jonë në Drejtësi është kurora e reformave tona si maxhorancë, dhe shumë e inspiruar nga rastet më të suksesshme si Kroacia: kampione në luftën kundër Korrupsionit në Europë”, ka thënë Bushati.

Nga ana tjetër,  ministrja e Jashtme e Kroacisë Buricka thënë se: “Reforma në Drejtësi, legjislacioni i ri dhe sidomos ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë janë më të thellat dhe efikaset në Europë, edhe  më radikale apo më të mëdha se ato në Kroaci.  Kroacia është mbështetëse kryesore, sot por dhe në Qershor 2019, e procesit të Integrimit për Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në familjen e Bashkimit Europian”, ka thënë Buric.

Zëvendës Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme kroate i prezantoi delegacionit platformën e saj si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, duke kërkuar mbështetjen e delegacionit shqiptar në këtë garë.

Votimi për Sekretar të Përgjithshëm të KiE do të jetë gjatë sesionit të qershorit të APKiE.


TË NGJASHME