HomePolitikë

Çelja e negociatave, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

“Vendi hyri në një fazë të re të historisë”, kështu e ka nisur fjalën e tij kryeministri Edi Rama në një video-mesazh për të gjithë shqiptarët. Dera e BE-së, më në fund u hap, por sipas kryeministrit Rama rruga është ende e gjatë.

Postimi i plotë:

“Po njësoj do vazhdojmë e do bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na e kërkojnë ata që sot na thanë më në fund po, por se na e kërkon amaneti i të parëve dhe borxhi ndaj fëmijëve tanë.

S’do ndalemi në plotësimin e cdo detyre deri sa të hyjmë në dhomën e madhe të ndenjes së BE, ku më në fund eshtrat e rilindasve do prehen të qeta në varrezat e dëshmorëve të Evropës, ku do valëvitet i barabartë mes të barabartëve edhe flamuri kuqezi i Gjergj Kastriotit.

Deri atë herë puna për tu bërë është ende e madhe.

Nuk do bënim festë edhe sikur kjo kohë e shumëpritur të na gjente në kohë paqe.

Sot ka vetëm një festë në mendjen time, e clirimit nga ky armik i padukshëm që na ka sulmuar egërsisht.

Sot jetoj cdo ditë për atë ditë.

Ditën  e clirimit ku t’ja kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte”

? PO???????

Posted by Edi Rama on Tuesday, March 24, 2020

TË NGJASHME