HomeLajmi i Fundit

Ceremonia përkujtimore për Kacifas, ‘blindohet’ Jugu

Ceremonia përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes Kostandinos Kacifas ka mbledhur shumë njerëz që kanë hyrë në vendin tonë nga Greqia, ndërkohë që në fshat nuk duket asnjë uniformë policie.

postbllok

1800 persona që kanë hyrë në Kakavijë dy ditë për të marrë pjesë në ceremoni, ndërkohë që 500 shtetas grekë kanë hyrë gjatë ditës së sotme, qe nga ora 24:00 e natës.

Në orët e para të mëngjesit ka kaluar vetëm një autobus me 20 shtetas grekë. Ndërkohë nga pjesa tjetër e autobusit, dy persona të shpallur “non grata” janë kthyer nga policia, disa të tjerë për mungesë garancie dhe të tjerë janë tërhequr vetë.

Nderkohe qe ne vend ka forca të shumta policie, pa perjashtuar edhe zonat kufitare. Policia ka vendosur një postbllok edhe në Jorgucat për kontrollin e personave të dyshuar dje për të siguruar rendin e mbarëvajtjen e ceremonisë përkujtimore.

Kujtojme se Kostandinos Kacifas, mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të kaluar gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.