HomeSport

Cerezo i zhgënjyer: Nuk e prisja largimin e Griezmann!

Nëpërmjet një video mesazhi në faqen zyrtare të klubit, Antoine Griezmann vendosi të largohet nga Atletico Madrid, por ky vendim i futbollistit, ka zhgënyer presidentin e klubit Enrique Cerezo. Në një deklaratë, Cerezo u shpreh se e respekton vendimin e lojtarit edhe pse do i kishte këshilluar që të qëndronte.

“Unë jam më i zhgënjyer, sesa i zemëruar. Unë mendoj se Antoine Griezmann do të kishte një të ardhme të madhe në Atletico Madrid, me tituj të mëdhenj dhe kampionate.Problemi është se çdo person mendon ndryshe, por ne e respektojmë vendimin e tij dhe i urojmë fat, pasi që disa lojtarë largohen dhe të tjerët do të vijnë”, u shpreh Cerezo.

Përsa i përket klubit të ri që francezi, ka zgjedhur për të luajtur Cerezo, u shpreh: “Nuk e kam idenë as më të vogël se ku do të luajë, ai do të shkojë kudo që dëshiron”.


TË NGJASHME