HomeSociale

Çështja e Alvin Berishës, Spiropali: Situata në kampin “Al Hol” është e sigurt

Kuvendi po zhvillon sot në seancën plenare, interpelancë për çështjen e Alvin Berishës. Alvin Berisha, është 11-vjeçari i mbetur në kampet e Sirisë.

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin dhe njëherësh zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spirropali, në Kuvend i është përgjigjur interpelancës së thirrur nga një grup deputetësh për Alvin Berisha, Ajo tha se institucionet shqiptare po bëjnë çështë e mundur për identifikimin e shqiptarëve, ndërsa shtoi se po punohet intensivisht për riatdhesimin e tyre.

Teksa foli për rastin e Alvin Berishës, Elisa Spiropali theksoi se kampi në të cilin ndodhet 11-vjeçari është aktualisht i sigurt dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën e tij.

“Shqipëria është përpjekur aq sa që i takon dhe mjetet që ka të luajë një rol kundër terrorizmit, e kemi bërë përmes strukturave të NATO-s. Të gjithë jemi të vetëdijshëm me këtë fenomen është në radhë të parë një përpjekje e madhe kulturorë dhe kërkon para së gjithash ndërgjegjësim.  Shqipëria gjithmonë i ka kushtuar vëmendje të veçante të luftëtarëve shqiptarëve që kanë marrë pjesë në këtë konflikt në Siri.  Situata në Siri është e komplikuar, sepse vijon të jetë një zonë konflikti dhe identifikimi i shtetasve shqiptarë ka qenë shumë i vështirë. Kanë ndryshuar identitetin e tyre , duke marrë emra arabë dhe kanë kaluar kufijtë në mënyrë ilegale dhe për pasojë identifikimi  final i tyre është shumë i vështirë. Ata kana zhdukur dokumentet shqiptare dhe kanë marrë ata të Kalifatit. Këto kampe drejtohen nga struktura paramilitare.  Shqipëria po bën çështë e mundur për të kthyer gratë dhe fëmijët që janë në kamp. Organizatat që menaxhojnë këto kampe nuk duan që këto njerëz të largohen. Ju garantojmë ju, deputetëve, që kanë kërkuar interpelancë se institucionet e përfshira po bëjnë detyrën me profesionalizëm, pa zhurmë dhe pa bujë për ta zgjidhur këto probleme. Për  rastin e Alvin Berishës nuk do të hyjë në detaje.  Rasti është njoftuar nga  Kryqi i Kuq . Kontaktet me Alvin janë mbajtur me organizatat humanitare, deri tani situata në kampn “Al Hol” është e sigurt”-tha ajo.

Nga ana tjetër deputeti Andi Përmeti iu kundërpërgjigj Spiropalit duke thënë se: “Jeta e tij varet nga ju”.

Ndërkohë që shtoi: Kërkova interpelancë me Ministrin e Jashtëm jo me kryeministrin.


TË NGJASHME