HomePolitikë

“Çështja e Detit”, Rama ndryshon grupin negociator me Greqinë

Qeveria shqiptare ka ndryshuar grupin negociator për bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me çështjen e detit. Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit te qeverisë, konkretisht një ditë pas takimit që zhvilloi kryeministri Edi Rama në Greqi .

Ky grup negociator është reduktuar nga 13 në 7 anëtarë dhe do të përbëhet nga shtatë zëvendësministra. Gjithashtu mësohet se në cilësinë e kryetarit do të jetë një prej zëvendës ministrave të jashtëm.

Shefi i qeverisë, Edi Rama tha se shpreson në arritjen e një konsensusi me qeverinë e Mitsotakis.


TË NGJASHME