HomeSport

Çështja Icardi, Steven Zhang flet prerë: Ai nuk e vesh më fanellën zikaltër

“Icardi do të largohet, nuk ka asnjë dyshim, ose të paktën nuk do të vesh më fanellën zikaltër”, me këto fjalë është përgjigjur Steven Zhang, kur është pyetur rreth të ardhmes së Mauro Icardi. Pas kësaj nuk ka më nevojë për pyetje e aludime, e vetmja gjë që mbetet për tu parë është se ku do ta vazhdojë karrierën sulmuesi argjentinas?

Napoli dhe Juventus ishin skuadrat e interesuar për shërbimet e sulmuesit zikaltër, mirëpo së fundmi në skenë, ka dalë edhe Roma. Dhe pikërisht ekipi kryeqytetas, ka më shumë avantazh, pasi ka në dorë kartonin e një futbollisti që pëlqehet shumë nga Antonio Conte, Edin Dzeko.

Në praktikë verdhekuqtë ofrojnë 30 milion euro plus kartonin e sulmuesit boshnjak, në total një ofertë prej 50 milion euro duke ditur që Dzekon e vlerësojnë me 20 milion euro. Për Icardin kanë gati një kontratë prej 5 milion euro në sezon.

Nuk është një sekret që mes Juves, Napolit dhe Romës, Icardi preferon “Zonjën e Vjetër” por në Torino gjërat po ndërlikohen duke parë që Higuain nuk dëshiron të largohet.


TË NGJASHME