HomeSport

“Çështja Icardi”, sulmuesi duhet shitur patjetër

Çështja Icardi, vazhdon të jetë një çështje e hapur në shtëpinë e Inter dhe që nuk ka marrë akoma zgjidhje. Problemet që lindën pas gjysmës së parë të sezonit, ende nuk janë zgjidhur dhe sjellja e ish-kapitenit, patën një ndikim aspak pozitiv për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve. Pas ardhjes së teknikut Conte, së bashku me drejtuesit e Inter po përpiqen për shitjen e sulmuesit, ndërkohë edhe vetë Icardi, është në pritje të ofertave.

Për skuadrat që janë jashtë Italisë, argjentinasi ka në kontratë një klauzolë prej plot 110 milionë eurosh, ndërkohë Inter është i kënaqur edhe me 70 milionë euro, mjafton që të kryhet largimi i Icardi. Shitja e sulmuesit, do të rregullonte edhe situatën e Inter përsa i përket Fair Play financiar, por do të ishte edhe një lehtësim i madh për teknikun Conte.

Trajneri i ri i Interit dëshiron që kjo çështje të jetë mbyllur përpara se të nis grumbullimin. Atletico Madrid vijon të jetë një nga ekipet më të interesuara për shërbimet e Icardit por opsioni më i mundshëm është Juventus, ky mbetet në fuqi ideja e shkëmbimit me Dybala. Ndryshe nga Inter, Wanda Nara ka një tjetër version: “Kemi ende një vit e gjysmë kontratë, Icardi dëshiron të qëndroj të paktën dhe sezonin e ardhshëm”, është shprehur së fundmi bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e tij.


TË NGJASHME