HomePolitikë

Çështja “Xhisiela”, vendimi i Gjykatës për Lulzim Bashën

Gjykata pushon procedimin penal të bërë nga Taulant Balla ndaj kreut të PD Lulzim Basha, gazetarit Basir Çollaku dhe oficerit të policisë,  Emiljano Nuhu. Ka qenë kërkesë e Prokurorisë për të pushuar çështjen dhe gjykata ka miratuar.

Vendimi është marrë me 18 shtator dhe tani ka marrë formë të prerë, pasi nuk ka pasur ankim.

Padia e Ballës erdhi pas rastit “Xhisiela”, të bërë publike nga Emiliano Nuhu. Gazetari Basir Çollaku publikoi intervistën e ish-efektit të policisë Emiljano Nuhu, i cili shprehej se Taulant Balla dhe zyrtarë të tjerë socialist ishin paraqitur të armatosur në stacionin e policisë së Fushë-Krujës dhe i kishin bërë presion Nuhut për të mbyllur çështjen, për të cilën akuzohej Rrexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Pas intervistës, kryetari i PD-së Basha ka lëshuar akuza ndaj Taulant Ballës. Ndërkohë, që ky i fundit ka bërë padi për shpifje ndaj Bashës, gazetarit Çollaku dhe Emiljano Nuhut.


TË NGJASHME