HomeBotë

Cfarë do të ndodh kur do të shfaqet “Hëna e Përgjakur”?!

Për të apasionuarit e qiellit, edhe një muaj për të asistuar në një ngjarje të re spektakolare, eklipsin total të hënës më të gjatin e shekullit aktual. Në natën midis 27 dhe 28 korrikut 2018, në fakt, do të ketë një eklips shumë të gjatë, prej 1 orë e 43 minuta, kundrejt asaj të mëparshme, atë të 31 janarit 2018, vetëm një orë e gjashtë minuta. Kështu, fenomeni i plotë, nga hyrja në daljen e Hënës në hijen e Tokës, do të zgjasë pothuajse katër orë (3 orë dhe 55 minuta për të qenë të saktë). Këtu është kur dhe si do të ndodhë.

Një eklips i plotë i Hënës ndodh kur hija e Tokës e errëson plotësisht Hënën, që në fazën e plotë  të saj, në të njëjtën kohë Dielli, Toka dhe Hëna janë në linjë në përputhje me këtë renditje. Hëna do ta kalojë tërësisht hijen e Tokës.

Kur Hëna është errësuar merr një ngjyrë të veçantë të kuqe, për shkak të pozicionit të veçantë të trupave qiellorë dhe praninë e rrezeve refraktare të Diellit që hyjnë në atmosferë: për këtë, Hëna është quajtur edhe Hëna në gjak, Blood Moon.

Eclipsi do të shihet së pari nga hemisfera lindore e Tokës (Evropa, Afrika, Azia, Australia dhe Zelanda e Re), siç raportohet nga faqja e internetit EartSky. Amerika e Jugut do të jetë në gjendje të vëzhgojë pjesërisht fazat përfundimtare të eklipsit pas perëndimit të diellit më 27 korrik, ndërsa Zelanda e Re para agimit të 28 korrikut. Ndërsa Amerika e Veriut, shumica e zonave të Arktikut dhe Oqeanit Paqësor nuk do të arrijnë të shohin atë./360grade.al


TË NGJASHME