HomePsikologji

Çfarë do të thotë kur tradhëtoni partnerin me ishin në ëndërr?

Ëndrrat shpesh ndihen tepër të vërteta, sidomos kur shihni një ëndërr duke tradhëtuar partnerin tuaj dhe ju bën të ndiheni keq. Por të jeni të sigurta se  nuk jeni të vetmet.
Sipas një studimi, rreth 60% e grave kanë parë në ëndërr sikur kanë tradhëtuar partnerin e tyre.

Megjithatë mos u shqetësoni! Të shohësh ëndërr duke e bërë me një ish nuk do të thotë që ju doni ta tradhëtoni partnerin tuaj, sipas psikologes Karin Anderson Abrell. Këto ëndrra kanë të bëjnë më shumë me trurin tuaj duke kujtuar mendimet dhe veprimet e ditës sesa me ndonjë gjë tjetër, thotë ajo.

Nëse personi me të cilin e kryeni tradhëtinë është komplet i rastësishëm, atëherë kjo mund të jetë sepse e patë në rrugë dhe menduat se ishte tërheqës, gjë e cila u ngulit në një pjesë të trurit tuaj.

Por, në qoftë se ju keni gati çdo natë ëndrra që tradhëtoni partnerin, ndoshta është koha të reflektoni nëse ka vend për përmirësim në një pjesë të marrëdhënies suaj.

Mund të jetë asgjë… ose mund të jetë truri juaj duke u përpjekur t’ju thotë diçka.


TË NGJASHME