HomeKuriozitete

Çfarë do të thotë numri 11:11 ?

E keni parë shpesh numrin 11:11 së fundmi? Mund t’ju shfaqet si 11.11; 111, 1111, ose 111.1.
Mund të mendoni se e gjitha kjo është një rastësi sidomos nëse e shihni si numër në telefon mirëpo janë disa raste që bëjnë përjashtime dhe mund të nënkuptojnë gjëra të mira për ju.

Nëse kohëve të fundit jeni përballur me konflikte numrat e përsëritur mund të jenë shenja se problemeve do i vijë fundi. Shenja 11:11 është një hap drejt paqes në jetën tuaj. Ajo që ju duhet të bëni është të jeni optimist dhe çfarëdo lloj gjëje që i besoni, besojini më shumë që gjithçka t’ju eci mbarë.

11:11 do të thotë reflektim. Vëzhgoni mjedisin dhe merrni kohë për veten tuaj. Fokusohuni te mendimet pozitive pasi je ti ai qe e krijon botën tënde.

Sipas mendimit të tjerëve, kur shihni 11:11, qoftë në një orë, një targë, llogarinë tuaj bankare, apo kudo tjetër, është një shenjë e vogël që tregon se jeni me fat. Sipas numerologjisë, numri 11 posedon cilësitë e durimit, ndershmërisë, spiritualitetit, ndjeshmërisë, intuitës dhe idealizmit.


TË NGJASHME